Këto fruta kontribuojnë në humbjen e peshës
Muajt e fundit, kufizimet kanë bërë që të qëndrojmë më gjatë në shtëpi dhe për rrjedhojë të marrim disa kile më tepër. Ushqimi i duhur është thelbësor, i cili duhet të përfshijë ushqime të pasura me lëndë ushqyese, por me pak kalori.
Përveç palestrës, një rëndësi të veçantë duhet t’i kushtoni dhe frutave pasi janë një pjesë integrale dhe në të vërtetë mund të kontribuojnë në humbjen e peshës.
Mollët
Mollët përmbajnë një përqindje të madhe të ujit dhe shumë pak kalori kështu që janë ideale për humbje të shpejtë të peshës. Gjithashtu, janë të pasura me aminoacide, sheqerna dhe fibra, kalium dhe antioksidantë, lëndë ushqyese që do të na sigurojnë energji për të përmbushur kërkesat e ditës.
Banane
Banania mund të përmbajë më shumë karbohidrate sesa frutat e tjera, por nuk është e ndaluar në dietë. Përkundrazi, kontribuon në humbjen e peshës pasi një banane përmban 105 kalori dhe mund të na mbajë të ngopur për një orë.
(Kosova Sot Online)