Si ta largoni dhembjen e fytit sa më shpejt?

  • E.K /
  • 26 May 2023 - 12:48
Si ta largoni dhembjen e fytit sa më shpejt?

Dhembja e fytit është dukuri e shpeshtë gjatë ditëve të dimrit. Shkaku kryesor i saj është ftohja, ngarkimi i tepërt i telave të zërit, apo ajri i thatë. Në vend se menjëherë të filloni me përdorimin e ilaçeve, kur të keni dhembje të fytit, provoni njëherë këto metoda natyrore.

1. Çaji nga speci i kuq - në një enë me ujë shtoni çaj të limonit, të mendrës, lëngun e një limoni, një lugë mjaltë dhe pak biber të specit të kuq, të bluar. Përzieni mirë dhe largoni para se të vlojë. Pijeni derisa të është i nxehtë.

2. Një recetë e vjetër - në 250 ml ujë shtoni dy lugë mjaltë dhe nxeheni mirë, por mos e vloni. Largojeni nga zjarri dhe shtoni dy lugë lëngu të limonit të freskët. Për ta përmirësuar shijen, mund ta shtoni edhe një lugë të sheqerit të vrugtë.

3. Gargara - përgatiteni një tretësirë fiziologjike, të përbërë nga 250 ml ujë dhe 1 lugë çaji kripë. Vlojeni këtë ujë. Merreni një gllënjkë të madhe, lakojeni kokën prapa dhe bëni gargara. Mos e përpini ujin, por nxirreni jashtë. 

(Kosova Sot Online)