Sapuni antibakterial shkakton kancer të gjirit

  • E.K /
  • 01 June 2023 - 09:04
 Sapuni antibakterial shkakton kancer të gjirit

Një substancë antibakteriale kimike, e cila rëndom përdoret në sapunë, pastë të dhëmbëve, si dhe gjetiu, është parë se ka lidhje me paraqitjen e kancerit të gjirit. Ky është studimi më i ri që e paraqet shqetësimin në lidhje me substancën kimike antibakteriale të quajtur triklosan, të cilën disa prodhues tanimë nuk e përdorin, për shkak të të dhënave shkencore se ajo është e dëmshme për shëndet.

Studimi i ri, i botuar në revistën "Chemical Research in Toxicology", ka konstatuar se triklosani, si dhe një substancë tjetër e quajtur oktilfenol, në kushte laboratorike, kanë nxitur rritjen e qelizave të kancerit të gjirit, si dhe te minjtë laboratorikë. Udhëheqësi i studimit, Kyung-Chul Choi, dhe kolegët e tij kanë vënë re se disbalanci hormonal duket se luan rol të rëndësishëm në paraqitjen e tumoreve, kurse substancat e ngjashme me triklosanin mund ta përshpejtojnë rritjen e qelizave të tumorit.

(Kosova Sot Online)