Domatja e zezë vret qelizat e kancerit

  • E.k /
  • 12 August 2023 - 10:05
Domatja e zezë vret qelizat e kancerit

Ngjyra e jashtëzakonshme e domates vjen nga pigmentet e ngjyrës së zezë, të cilat i fiton derisa i është ekspozuar diellit. Domatja e zezë ka potencial të fuqishëm në ndalimin e zhvillimit të kancerit në organizëm, e për të parën herë tashmë po kultivohet edhe në Britani. Ray Brown, 66 vjeç, e kishte gjetur këtë bimë kur njëri nga klientët e tij e kishte dërguar një pako, që ishte titulluar me emrin "domatja e zezë". Ai më pas i kishte mbjellë farat dhe më pas i kishte kultivuar domatet e zeza, të cilat më pas ishin treguar shumë të rëndësishme dhe të dobishme për shëndetin.

"Në fillim kemi menduar se kjo ishte një shaka pa kripë, por, kur më pas i kam mbjellë farat dhe i kam kultivuar domatet e zeza, isha tepër i befasuar me produktin e fituar", tha Ray Brown. Edhe pse e dimë se sa i dobishëm është antioksiduesi "Anthocyanin" i përdorshëm dhe i dobishëm kur është në pyetje shërimi i kancerit, nuk i përjashtojmë dyshimet se bëhet fjalë për produktin e vjetër, i cili është i pasur me antioksiduesit që i shkatërron qelizat e dëmshme të kancerit, prandaj edhe ngjyra e tij karakteristike, ajo e zezë, ofron ndihmën e saj.

(Kosova Sot Online)