Vetitë shëruese të bimës, për të cilat nuk jemi aspak të vetëdijshëm

  • E.k /
  • 05 September 2023 - 08:40
Vetitë shëruese të bimës, për të cilat nuk jemi aspak të vetëdijshëm

Mjekësia alternative qepën e re e konsideron me vlerë të pabesueshme dhe si ushqim të shëndetshëm, e cila ndikon në trup, si nga brenda po ashtu edhe nga jashtë. Sikurse edhe llojet e tjera të qepës, edhe preshi ka aromë specifike. Për dallim nga qepa e kuqe apo hudhra, preshi përdoret i tëri dhe atë jo vetëm si erëz, por edhe si perime e vetme. Është e mbushur me veti shëruese dhe ushqyese, përmban minerale dhe vitamina C, vaj eterik dhe squfur. Këto vajra ndikojnë mirë në organet e tretjes dhe ato të frymëmarrjes, veshka, mëlçi, gjak dhe enët e gjakut.

Te përdorimi i preshit duhet të përdoret i tëri, edhe kërcellin e bardhë dhe gjethet e gjelbra. Në fakt, gjethet, që shpesh anashkalohen, përmbajnë disa herë më shumë vitamina sesa pjesa e bardhë. Te tiroidet e shtuara sugjerohen kompresa të ngrohta nga preshi i zier. Preshi ndihmon edhe te kolla, qetëson atë, ndikon kundër plogështisë, inflamacionet në mushkëri dhe astmën. Pakëson edhe sasinë e tepërt të acideve në urinë, kolesterol dhe yndyrat në gjak. Po ashtu përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon edhe te arteroskleroza dhe inflamacionet e venave.

(Kosova Sot Online)