![Ja si të merrni sasitë e duhura të kalciumit](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/04/200x200_auto_auto_pemet-perimet-sa_here149482760715235478731717487116.jpg)
Stresi emocional dëmton zemrën, sikurse infarkti
![Stresi emocional dëmton zemrën, sikurse infarkti](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/06/auto_850x600_1_Woman-suffering-from-stress-or-a-headache-grimacing-in-pain16407739381693988433.jpg)
Zemra e thyer mund të shkaktojë dëmtime te zemra sikurse edhe sulmi në zemër, thuhet në studimin e fundit. Kryesisht kjo vjen si rezultat stresit emocional që shkaktohet si pasojë e një pikëllimit apo ndonjë shkurorëzimi të dhimbshëm. Shumë njerëz në mbarë botën vuajnë nga efekti i zemrës së thyer.
Ekspertët theksojnë se zemra mund të dobësohet si pasojë e ndonjë ngjarje të dhimbshme. Ekspertët më moti kishin pohuar se efektet e tilla nuk zgjatin shumë, por ekspertët nga Aberdini pohojnë ndryshe. Studimi në të cilin kishin marrë pjesë dhjetëra njerëz që vuanin nga sindroma e zemrës së thyer ka treguar se kjo gjendje për kohë të gjatë e dobëson zemrën sikurse edhe sulmi i pësuar në zemër.
(Kosova Sot Online)