Mollët dhe domatet ndihmojnë ish-duhanxhinjtë

  • E.k /
  • 11 November 2023 - 11:38
Mollët dhe domatet ndihmojnë ish-duhanxhinjtë

Konsumimi i domateve dhe mollëve do të mund të ndihmonte në rikuperimin e mushkërive te ish-duhanxhinjtë. Hulumtimi ka treguar se personat e rritur që hanë dy e më shumë domate dhe më shumë se tri porcione mollë në ditë kanë rënie më të pakësuar të funksionimit të mushkërive në krahasim me ata persona që më rrallë konsumojnë domatet dhe mollët. Mirëpo, efektet pozitive i shkaktojnë vetëm pemët dhe perimet e freskëta, që do të thotë se versionet e përpunuara dhe të konservuara nuk vlejnë dhe aq.

Studimi nga shkolla "Johns Hopkins Bloomberg", në vitin 2002, ka vlerësuar ushqimin dhe funksionimin e mushkërive te më shumë se 650 persona të rritur, e më pas kanë përsëritur të njëjtat teste në të njëjtin grup të pjesëmarrësve 10 vite më pas. Pas hulumtimeve të bëra, rezultatet e publikuara në revistën shkencore "European Respiratory Journal" kanë konstatuar se ndërlidhja midis ushqimit dhe funksionimit të mushkërive ishte edhe më e madhe te ish ata persona që më parë kishin konsumuar duhan. Është dëshmuar se materiet ushqyese që gjenden në domate dhe në mollë ndihmojnë në rikuperimin e mushkërive të dëmtuara që ishin shkaktuar si pasojë e duhanit.

(Kosova Sot Online)