Lakra e Brukselit, për eshtra të fortë dhe imunitet të fortë

  • E.k /
  • 30 November 2023 - 12:38
Lakra e Brukselit, për eshtra të fortë dhe imunitet të fortë

Lakra e Brukselit është nga e njëjta familje sikurse lakra jeshile, lakra dhe brokoli. Kjo perime njihet për faktin se përmban shumë nutriente. Përmban vitamina A, B6, B3 dhe B2, që janë të rëndësishme për trupin në përgjithësi.

SHËNDETI I ESHTRAVE

Mungesa e vitaminës K është ndërlidhur me rrezikun e shtuar nga thyerja e eshtrave. Vitamina K, që e hasim në lakrën e Brukselit, ndihmon në absorbimin e kalciumit dhe ndihmon në reduktimin e sekretimit të urinës. Vetëm një gotë e zier me gjethet e kësaj perime ofron 770 mikrogramë me vitaminë K.

FORCON IMUNITETIN

Hulumtuesit nga "University of California" në Berkli kanë zbuluar se substanca e njohur si "3,3- diindolylmethane" në lakrën e Brukselit është modulator I fuqishëm, që forcon imunitetin duke luftuar bakteret, kancerin dhe viruset.

PARANDALON KANCERIN

Konsumimi i lartë i perimeve me gjethe të gjelbër, si lakra e Brukselit, është ndërlidhur me uljen e rrezikut për zhvillimin e kancerit në mushkëri, prostatë. Studimet e fundit kanë dëshmuar se përmbajtja e kësaj perime është shumë efektive kundër melanomës, kancerit në pankreas dhe atij në ezofag.

(Kosova Sot Online)