Lëngu që parandalon infeksionet

  • E.k /
  • 09 December 2023 - 15:53
Lëngu që parandalon infeksionet

Konsumimi tre herë në ditë gjysmë gote me lëng portokalli, para ushqimit për një javë rresht, heq qafe infeksionet respiratore,
thonë mjekët popullorë. E nëse vjen deri te ftohjet, duhet të pini katër gota në ditë, derisa të përmirësohet gjendja.

Pos se e forcon sistemin imun, portokalli përmirëson dhe stimulon punën e zorrëve, ul nivelin e kolesterolit të keq derisa trashjen e enëve të gjakut e ulë për 1/3. Po ashtu, forcon elasticitetin e flokut dhe u jep shkëlqim. Mund të kombinohet pothuajse me të gjitha gjellët, sepse ka aromë të hatashme. Lëngu i portokallit sidomos u shkon për shtati atyre që kanë lëkurë të thatë.

(Kosova Sot Online)