Lëngu që zhduk dhjamin
Nëse keni shtuar për së tepërmi në peshë dhe kërkoni që të ktheheni në një peshë ideale, kjo është receta e duhur për ju. Këtu kemi të bëjmë me përbërësit që e përshpejtojnë në mënyrë ekorde metabolizmin, si dhe në anën tjetër e pastrojnë trupin nga helmet, të cilat për një kohë të gjatë janë grumbulluar në trup. Sikurse edhe te secila dietë, me rëndësi është që t'u përmbaheni rregullave. Për sa i përket kësaj pije, me rëndësi është që ta përgatisni me saktësi dhe ta pini rregullisht. Më pas juve ju mbetet vetëm që t'i shijoni rezultatet e këndshme që do t'i arrini për më pak se një muaj.
RECETA:
- 1 gotë lëng të freskët prej domateve;
- ¼ e gotës me lëng limoni;
- 1 lugë me xhenxhefil pluhur;
- 1 spec djegës (apo gjysmë lugë piper të bluar);
- 2 pjesë selino (të madhësisë mesatare).
MËNYRA E PËRGATITJES DHE E KONSUMIMIT:
Së pari e përzieni lëngun e freskët të domates, pastaj e shtoni edhe lëngun e limonit, xhenxhefilin, si dhe specin djegës apo piperin e bluar. Nga të gjithë këta përbërës do të fitoni një lëng prej 220 mililitra. E shërbeni në gota prej qelqi dhe ia shtoni selinon. Selinon mund ta hani parallel me konsumimin e pijes. Çdo ditë përgatitni tri gota që t'I konsumoni para shujtave kryesore, e nëse përgatisni më shumë, atëherë ta ruani në frigorifer.
(Kosova Sot Online)