Mos e teproni me pemë me gëzhojë

  • E.k /
  • 13 January 2024 - 11:50
Mos e teproni me pemë me gëzhojë

Të gjithë e dimë se pemët me gëzhojë janë shumë të shëndetshme. Por, sikur edhe në të shumtën e rasteve të tjera, as me to nuk duhet ta teprojmë. Sasia adekuate e tyre (arrat, lajthitë, bajamet, arrat indiane) është një grusht në ditë. Nëse e teproni me konsumimin e tyre, mund të paraqiten këto probleme: Shtoni në peshë - shumë studime kanë treguar se pemët me gëzhojë, nëse konsumohen me masë, ndihmojnë në humbjen e kileve të tepërta. Por, nëse teprohet, kanë efekt të kundërt - trashin.

Problemet me tretje - nëse ndiheni të fryrë pas konsumimit të pemëve me gëzhojë, nuk jeni të vetmit. Fryrja është pasojë e fitateve dhe taninës, përbërësve që mund ta vështirësojnë tretjen.

Ky problem nuk paraqitet nëse hani pemë të tilla me masë. Dhembjet në nyja, problemet me flokë dhe thonj - të gjitha këto janë simptoma të helmimit me selen, gjë që paraqitet vetëm pas konsumimit të sasive enorme të pemëve me gëzhojë. Kjo dukuri është e rrallë, por shërben si shkak që të mos e teprojmë me konsumimin e këtyre pemëve.

(Kosova Sot Online)