Lëngu që jua zgjedh problemet e pakëndshme
Nëse dëshironi që organet tuaja të tretjes të funksionojnë si duhet dhe në mënyrë normale, dhe me këtë rast të hiqni qafe aromën e keqe nga goja dhe aromën e pakëndshme të djersës, atëherë konsumojeni këtë pije krejt natyrale, pa asnjë efekt të dëmshëm negativ. Shumë shpejt do të vëreni ndryshimet pozitive, kur bëhet fjalë në gjendjen e përgjithshme të shëndetit.
Përbërësit e nevojshëm:
– 2 mollë
– gjethe të mentës
– 1 pjesë të vogël xhenxhefil
– 1 pjesë majdanoz
– lëngun nga një limon
Mënyra e përgatitjes:
Të gjithë përbërësit i pastroni mirë dhe më pas i vendosni në blender. I përzieni mirë dhe lëngun e fituar me këtë rast e konsumoni në mëngjes, në lukth të thatë. Mund ta konsumoni edhe midis shujtave.
(Kosova Sot Online)