Ilaçet natyrore kundër bronkitit
Bronkiti ka dy shkaktarë. Shkaku i parë është infektiv, meqë shpesh paraqitet si komplikim i gripit. Viruset janë shkaktarë më të shpeshtë se bakteret, kur flitet për bronkitin akut. Shkaku tjetër i bronkitit akut është i natyrës kimike - fizike (substancat e dëmshme nga ajri, gazrat, tymi i cigareve dhe tymi industrial. Pluhuri, lagështia, ftohtësia e madhe dhe nxehtësia po ashtu e madhe, si dhe infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes që nuk janë mjekuar me kohë, janë disa prej shkaktarëve të tjerë të bronkitit.
Vërejtje: merreni vetëm njërin nga këto preparate. Trumza (Thymus serpyllum) -përgatiteni çajin nga 2 - 5 g të kësaj bime në një filxhan uji të valë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Lëreni që të qëndrojë 5 minuta, e më pas kullojeni. Pini tre filxhanë në ditë. Eukalipti -merrni 4 - 10 g në ditë në formë të kapsulave, apo si çaj. Dredhka (Hedera helix) -përgatiteni çajin nga 2 - 5 g të kësaj bime në 200 ml uji të valë. Lëreni që të qëndrojë 5 minuta. Konsumoni 1 - 2 filxhanë në ditë, në kohë të bukës.
(Kosova Sot Online)