Bima që pastron mëlçinë dhe ekuilibron sheqerin në gjak
Çikorja vlerësohet si bimë shëruese dhe perime e egër, e cila sidomos u sugjerohet personave që vuajnë nga diabeti, pasi përmban insulinën që stabilizon nivelin e sheqerit në gjak,,raporton gazeta Kosova Sot
Është e pasur me hekur dhe substanca të ndryshme të hidhura që përmirësojnë punën e mëlçisë. Çaji nga kjo bimë njihet si preparat për pastrimin e gjakut. Përgatitet kur 1-2 lugë të thara të bimës I përzieni me 2 dcl ujë të vluar.
E lini të qëndrojë mbuluar për 20 minuta, duke përzier, e më pas procedoni. Në mjekësi përdoret edhe lëngu prej gjetheve të freskëta dhe rrënjës së çikores. Për shembull, zbuten inflamacionet e lëkurës dhe skuqet, kur disa herë në ditë i vendosni në hapësirat problematike të lëkurës. Lëngu i çikores përdoret edhe për rritjen e flokut.
(Kosova Sot Online)