![Ja çfarë ndodh po të konsumohet misri i zier](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/13/200x200_misra-te-zier1718271526.jpg)
Ja pse duhet të hamë dardha
![Ja pse duhet të hamë dardha](/uploads/kosova-sot/images/2024/March/13/auto_auto_auto_dardha160085511716103174101710322991.jpg)
Të buta dhe të ëmbla, dardhat janë ëmbëlsirë e vërtetë natyrore. Homeri i quan dardhat "dhuratë perëndish". Sido që të jetë, ato kanë përbërës të shumtë ushqimorë, fibra dhe antioksidues. Luftojnë radikalet e lira - këtë efekt dardhat e kanë falë përbërësve, sikur që janë vitaminat C dhe K, por edhe bakri. Duke luftuar radikalet e lira, dardhat luftojnë plakjen e parakohshme.
Mbrojnë zemrën -dardhat janë burim i mrekullueshëm i fibrave, të cilat janë të dobishme për zemër. Ato e ulin nivelin e kolesterolit të keq, prandaj konsumimi i dardhave mund ta zvogëlojë rrezikun nga infarkti në tru për 50%. Parandalimi i kancerit - dardhat na mbrojnë edhe nga kanceri. Fibrat e dardhave largojnë nga zorrët toksinet, që shkaktojnë kancer.
Kundër diabetit - meqë janë të pasura me fibra dhe kanë indeks të ultë glikemik, dardhat janë të preferuara për ata që vuajnë nga diabeti.
(Kosova Sot Online)