E vërtetë apo mit: Çokollata e zezë më e shëndetshme se ajo me qumësht
Vlera energjike dhe sistemi nutritiv varet nga lloji i artikullit. 100 g çokollatë me më shumë se 50 për qind kakao përmban rreth 560 kcal, ndërsa 100 g çokollatë me qumësht përmbajnë rreth 550 kcal.
Miti: Çokollata e zezë është më e shëndetshme se çokollata me qumësht.
E vërteta: Çokolata, mbretëresha e ëmbëlsirave, me vite mbretëron në botë si ëmbëlsira më e shijshme që është shpikur ndonjëherë. Edhe pse nganjëherë e konsumojmë pa vetëdije, është shumë e vërtetë se organizmit i sjell të mira. Përbërësi kryesor i saj është kokrra e kakaos, që rritet në vendet tropikale të Amerikës Jugore.
Është e pasur me mineralet si fosfor, magnez, përmban mjaft zink, hekur dhe kalium, kështu që 100 g çokollatë e zezë përmban 280 mg fosfor, 300 mg magnez, 3 mg hekur, 400 mg kalium, 100 mg kalcium, mangan, bakër, 500 mg teobrominë, 68 g kafeinë, 54 g karbohidrate, 6 g proteinë, 30 g yndyrë dhe 9 g fibra dietale. Pos mineraleve, përmban edhe vitamina B1, B2, B5, B6, PP, acid folik dhe beta karotinë.
(Kosova Sot Online)