Bima që rregullisht e shkelni e është shumë shëruese

  • E.K /
  • 06 April 2024 - 10:06
Bima që rregullisht e shkelni e është shumë shëruese

Adhuruesit e mjekësisë natyrale besojnë se nëpër livadhe mund të gjejmë gjithçka që nevojitet për një jetë të gjatë dhe të shëndoshë. Edhe pse kjo gjithmonë nuk është e vërtetë, sepse mjekësia moderne është zgjidhje më e sigurt, bimët që rriten kudo përreth nesh mund të janë një aleat për të pasur një trup të shëndoshë dhe dukje të bukur.

Një nga bimët e tilla mund të gjendet pranë shtëpisë tuaj, dhe me siguri keni kaluar sipër saj me dhjetëra herë, duke mos e ditur sa e shëndetshme është. Në pyetje është bima Gjethe Delli, të cilën gjyshet tona e kanë përdorur për gjithçka. Sot është një nga përbërësit kryesorë të preparateve mjekësore, sidomos për mushkëritë dhe problemet me frymëmarrjen. Pasi që e hasim kudo, njerëzit në mbarë botën e përdorur për të shëruar dhimbje të ndryshme.

Pos se ndikon në zbutjen e kollës, ndikon mirë edhe kundër për të djegurat nga dielli apo lëndimet tjera të ndryshme në lëkurë, si dhe ndikon mirë për sistemin tretës. Mund të përgatisni edhe lëng prej saj dhe ta shtoni në lëngun e gjelbër ose ta thani dhe ta përgatisni si çaj. Bima e freskët aplikohet si kompresë sipër lëndimit të lëkurës apo te djegiet nga dielli, dhe shihet si melhem. Përmban shumë vitamina dhe minerale, si vitamina C dhe K, taninë, pektinë, holinë, hekur, kalium, kalcium. 

(Kosova Sot Online)