Një përbërës që ndihmon në largimin e kileve

  • E.K /
  • 29 April 2024 - 09:16
Një përbërës që ndihmon në largimin e kileve

Bëhet fjalë për çajin e përgatitur nga biberi i zi. 15 kokrra të biberit të zi, me dy gota ujë, i qitni që të vlojnë derisa uji të zvogëlohet në gjysmë gote dhe, në fund, shtoni sheqer të vrugtë.

Shkencëtarët francezë kanë zbuluar se një përbërës i biberit të zi (sidomos të atij nga kuzhina kineze) - ksantoksilina - parandalon krijimin e qelizave të pjekura dhjamore (të cilat quhen adipocite dhe ndikojnë në formimin e celulitit) nga qelizat e papjekura dhjamore (preadipocitet).

Kjo ishte një befasi e madhe, meqë deri atëherë askush nuk mendonte se kjo substancë mund ta kishte një ndikim të tillë. Ajo më parë konsiderohej si një agjent i dobët antimikrobik. Përpos kësaj, thithja e avullit të biberit të zi mund t'ju ndihmojë në lënien e duhanit.

(Kosova Sot Online)