A mund të na dhembë fyti nga akullorja?

  • E.K /
  • 01 May 2024 - 12:44
A mund të na dhembë fyti nga akullorja?

Njëra ndër gjërat më të shpeshta që u thonë prindërit fëmijëve të tyre, kur këta të fundit kërkojnë akullore, është se "të dhemb fyti nga akullorja". A ka ndonjë gjë të vërtetë në këtë pohim? Është e vërtetë që akullorja mund ta shkaktojë njëfarë ndjenje të gërvishtjes në fyt, por kjo nuk është ftohje, por pasojë e ngushtimit të enëve të gjakut nën ndikimin e temperaturave të ulëta.

Kjo ndjenjë është kalimtare. Akullorja nuk shkakton ftohje, por mund ta dobësojë imunitetin. Meqë përmban shumë sheqer dhe yndyrë të qumështit, substanca të cilat stimulojnë sekretimin e mukusit në organizëm, atëherë sasia e tepërt e mukusit i shkon për shtati shumimit të baktereve, të cilat më pas shkaktojnë infeksione dhe presion në sinuse. Me infeksion vjen edhe deri te dhembja e fytit.

(Kosova Sot Online)