Dieta me patate - 5 kilogramë më pak për 3 ditë

  • 05 February 2016 - 19:44
Dieta me patate - 5 kilogramë më pak për 3 ditë

Dieta me patate, ashtu siç edhe emri tregon, për përbërës kryesor ka pataten. Po ashtu, përfshihet edhe jogurti me pak yndyrë, e nëse ndiqni udhëzimet, mund të humbni deri në pesë kilogramë për vetëm tri ditë. Niseshteja me të cilën është e pasur patatja, me acidet e jogurtit pa yndyrë, trupit i sigurojnë konsumin ditor të kalorive, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Dita e parë:

Kafjalli:

Një patate të zier pa kripë dhe një gotë jogurt.

Dreka:

Dy patate të ziera pa kripë dhe një gotë jogurt.

Darka:

Dy gotë jogurt.

Dita e dytë:

Kafjalli:

Një gotë jogurt.

Dreka:

Dy patate të ziera pa kripë dhe një gotë jogurt.

Darka:

Një patate të zier pa kripë dhe një gotë jogurt.

Dita e tretë:

Kafjalli:

Një patate të zier pa kripë.

Dreka:

Një patate të zier pa kripë dhe një gotë jogurt.

Darka:

Një gotë jogurt.

Kujdes, mos zëvendësoni pataten e pjekur me atë të zier, sepse patatja e zier nxitë humbjen në peshë, derisa patatja e pjekur ka efektin e kundërt.

(Kosova Sot)