Ilaçi për hemorroide, akne dhe të thatin

  • 11 February 2016 - 23:54
Ilaçi për hemorroide, akne dhe të thatin

Përbërësit e nevojshëm:

2-3 lugë gjethe të shtogut;

1 dl vaj ulliri.

Përgatitja dhe konsumimi

Gjethet e thata të imtësuara të shtogut i vendosni në një enë dhe derdhni sipër vajin e ullirit. Kavanozin e mbyllni. Pasi të ketë qëndruar  2-3 javë në ambient të ngrohtë, duke e përzier kohë pas kohe vajin e kulloni. Disa herë në ditë vajin e hidhni në hemorroide, akne dhe të thatin.

Losion nga gjethet e shtogut

Përbërësit:

1 dl vaj nga gjethet e shtogut;

2-3 lugë uthull të verës.

Përgatitja dhe konsumimi

Në një kavanoz së bashku me vajin e shtogut shtoni edhe uthullën e verës, përzieni mirë. Para se ta përdorni losionin, gjithmonë përzieni.

(Kosova Sot)