Pos se shëron, është e shkëlqyeshme edhe për humbje në peshë

  • 12 February 2016 - 08:31
Pos se shëron, është e shkëlqyeshme edhe për humbje në peshë

Shpargujt posedojnë vlerë të lartë ushqyese, janë të pasur me vitamina A, K, B, C dhe E, acid folik, hekur, bakër, fibra,  mangan, kalium, zink, magnez dhe selen. Pos se është ushqim i pasur me vlera të larta, shpargujt posedojnë pak kalori dhe në një sasi prej 100 gramë përmbajnë 20 kalori, që e bën një ushqim ideal për të humbur në peshë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ndikon mirë edhe në shërimin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut. Për parandalimin e sëmundjeve të zemrës kontribuon edhe sasia me vitamina B, të cilët rregullojnë nivelin e homocisteinës.

Një porcion me shparguj përmban 114 për qind të sasisë ditore për vitamina K, proteinë që forcon eshtrat. Vitamina K parandalon grumbullimin e kalciumit në inde, që mund të sjellë arterosklerozën, sëmundjet kardiovaskulare dhe sulmin në tru.

(Kosova Sot)