Të lodhur dhe të mërzitur? Ekspertët ju sugjerojnë këto ushqime

  • 03 May 2016 - 23:20
Të lodhur dhe të mërzitur? Ekspertët ju sugjerojnë këto ushqime

A nuk jeni të lumtur, të përgjumur dhe pa energji? Nëse ndiheni të përgjumur në tavolinën e punës, kjo mund të ketë të bëjë me ushqimin tuaj - dhe janë disa ushqime që mund t'ju ndihmojnë në këtë drejtim. Ja disa nga ushqimet që ju ndihmojnë të mbusheni me energji,shkruan gazeta Kosova Sot.

PATATET E ËMBLA

Karbohidratet komplekse si këto lirojnë glukozë nënsistemin tuaj, që ju ndihmojnë të keni një furnizim me energji. Pasi patatet e ëmbla janë të pasura me fibra, jo vetëm se ju furnizojnë me energji, por mund t'ju asistojnë edhe të humbni në peshë, ndërsa që ju për kohë më të gjatë do të jeni të ngopur. Janë të pasura me vitaminën C, betakarotinë, magnez dhe hekur.

ARRAT

Kombinimi i yndyrave të mira, fibrave dhe proteinave në arra do të thotë se kanë indeks të ulët glikemik. Kjo do të thotë se janë ushqim që treten ngadalë, kështu që shpërndajnë energji. Arrat ofrojnë një sasi të madhe me vitamina të grupit B, janë të pasura me zink, kalium dhe magnez. Ndihmojnë të keni një sistem të fortë imun dhe janë të pasura me mineralet kyçe, përfshirë selen, mangan dhe bakër.

VEZËT ORGANIKE

Vezët janë një tjetër burim për proteina, sidomos ato organike. Vezët organike janë një proteinë komplete dhe përmbajnë të gjitha aminoacidet e nevojshme për funksionimin e trupit dhe prodhimin e energjisë. Tiamina në vezë ndihmon në shndërrimin e karbohidrateve në energji. Janë 25 studime nga hulumtuesit që vërtetojnë se proteinat në vezë kanë një kontribut në forcimin e muskujve, ndihmojnë në ofrimin e ngopjes dhe janë burim i energjisë së trupit. 

MJALTI

Mjalti ishte përdorur edhe nga vrapuesit olimpikë në Greqinë antike, si burim natyral i energjisë. Është i pasur me karbohidrate, dhe këto karbohidrate janë derivati primar për energjinë. Po ashtu ndihmojnë në luftimin e dhimbjeve në trup. Glukoza në mjaltë absorbohet shpejt nga trupi, duke i dhuruar trupit energjinë e menjëhershme derisa fruktoza absorbohet më ngadalë, duke ofruar energji. Një lugë mjaltë, e vendosur në çajin bimor në mëngjes apo në mesditë, është nxitës për energjinë dhe ka shije të hatashme. 

KËRPUDHAT

Kërpudhat janë të pasura me hekur, që ndihmon trupin në shërimin e dhimbjeve dhe në luftimin e plogështisë. Po ashtu asistojnë në prodhimin dhe depërtimin e oksigjenit nëpër trup. Përfshini kërpudhat në sallatë ose supë, në mënyrë që të shtoni energjinë dhe nutrientet, kështu do të shtoni edhe sasinë me vitamina D dhe B12, që në shkëmbim rrit prodhimin e qelizave. 

SPINAQI

Spinaqi është i pasur me hekur, magnez dhe kalium. Sasia e lartë magnezit luan rol të rëndë- sishëm në prodhimin e energjisë. Magnezi jo vetëm se nxit prodhimin e energjisë, po ashtu relakson dhe ju përmirëson kualitetin e gjumit. Po ashtu liron muskujt e tkurrur dhe relakson këmbët e lodhura.

(Kosova Sot)