Ilaçet natyrale shtëpiake që funksionojnë
Trupi juaj shpeshherë ndodh t’ju “lë në rrenë”. Zgjoheni me fytin e tharë, keni telashe me tretjen apo buzët u janë çarë. Ja cilat janë gjërat më të mira për t’i bërë, sipas këshillave të ekspertëve, të gjitha natyrale, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Shëroni fytin e tharë
Shpëlani dy herë në ditë përzierjen e fituar nga gjashtë thelpinj të hudhrës në një gotë me ujë të vakët (jo të nxehtë). Ta shpëlani gojën për tri ditë rresht. Studimet e shumta tregojnë se lëngu i hudhrës përmban përbërës kundër mikrobeve dhe luftojnë shkaktarët e baktereve. Lëngu i vakët zbut dhe shëron indet me inflamacione.
Mbani kollën nën kontroll
Përcaktohuni për pak çokollatë të zezë. Hulumtuesit kanë zbuluar se përbërësi teobrominë është më efektiv në parandalimin e kollës, pa efekte të dëmshme anësore, pa kapsllëk. Për të qetësuar kollën, që ju ka mbajtur zgjuar gjithë natën, merrni 2 lugë mjaltë (1 deri 2 lugë të vogla për fëmijët, jo fëmijëve më të rinj se 1 vjet), së bashku me 500 mg të substancës kimike “Ester”, para se të flini. Vitamina C forcon sistemin imun në fazat e para të kollës.
Reduktoni ethet dhe temperaturën
Hidhni çaj nga lulet e blirit, që funksionon në dy mënyra: stimulon hipotalamusin për të kontrolluar më mirë temperaturën tuaj dhe zgjeron enët e gjakut. Hidhni një lugë bimë të tharë në një gotë me ujë të vluar, e lini për 15 minuta. Pini 3-4 gota në ditë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Ftohni të djegurën
Nëse e keni gërvishtur lëkurën tuaj me një mjet të nxehtë, atëherë më së miri do të ishte që në vendin e djegies të aplikoni xhelin nga bima aloe vera. Xheli pos se zbut plagën, ka efekt kundër inflamacioneve, si dhe ndikon në përtëritjen e lëkurës dhe e mbron nga efektet e tjera, që mund t’i irritojë nervat e ekspozuara.
Ëmbëltojeni aromën e keqe nga goja
Shpëlani gojën me një gotë me pak acid limoni, në mënyrë që të vrisni bakteret. Më pas hani pak jogurt pa ëmbëltues, që përmban bakteret e dobishme. Këta probiotikë garojnë dhe mposhtin bakterin. Kombinimi midis jogurtit dhe limonit neutralizon aromën e keqe nga goja dhe e mban të freskët 12 deri 24 orë.
Zbutni buzët e plasaritura
Në buzët tuaja të thara, të çara dhe të plasaritura hidhni vaj ulliri, i cili është efektiv kundër inflamacioneve, vepron si antioksidues dhe ndikon si hidratues. Përdoreni këtë metodë dy deri tri herë në ditë e më pas i lyeni. Përnjëherë buzët tuaja do të ndihen më mirë, por se nevojiten disa ditë, derisa shërimi të fillojë rrënjësisht. Disa ekspertë mendojnë se aplikimi i vajit të ullirit në lëkurë parandalon kancerin e lëkurës.
(Kosova Sot)