Pija që befason: Shkrin yndyrën në lukth, parandalon kancerin dhe largon helmet

  • 05 May 2016 - 19:56
Pija që befason: Shkrin yndyrën në lukth, parandalon kancerin dhe largon helmet

Çaj mbi çaj e quajnë nganjëherë. Përshpejton metabolizmin dhe i ndihmon organizmit në shkrirjen e yndyrave deri katër herë më shpejt, pa shkaktuar efekte negative anësore, si punën e shpejtë të zemrës dhe shtypjen e lartë të gjakut. Bëhet fjalë për çajin që përgatitet në mënyrë të veçantë, raporotn Gazeta Kosova Sot

Gjethet e bimës thahen dhe më pas bluhen. Është interesante se për bluarjen e 30 gr të gjetheve "matsha", mullirit i nevojiten një orë kohë, që është një fakt se sa i veçantë është ky pluhur. 'Matsha' është eliksiri i duhur i gjelbër. Ndoshta nuk e dini, por gota e këtij çaji të gjelbër përmban pesë herë më shumë antioksidues se ushqimet e tjera dhe 100 herë më shumë përmban antioksiduesin "EGCG" sesa ushqimet e tjera, që është shumë i nevojshëm në luftën kundër kancerit. Ky çaj i gjelbër me shije të hidhur relakson, shton përqendrimin dhe kujtesën, shkrin kaloritë, pastron organizmin dhe lufton kolesterolin. Katehina që gjendet në të përmban veti antibiotiku.

Pos kësaj, një gotë me këtë çaj dhuron sasi të konsiderueshme të kaliumit, vitamina A dhe C, hekur, proteina dhe kalcium. Ja si ta përgatisni çajin "matsha": Vloni ujin deri rreth 60°C (me rëndësi uji të jetë i ngrohtë, por jo edhe i vluar). Hidhni 1 - 2 gr pluhur në gotë. E përzieni derisa të fitoni një shkumë.

(Kosova Sot)