Kur ta lexoni këtë, kurrë më nuk do t’i hidhni farat e avokados
Në farat e avokados ka më shumë antioksidues sesa në mbarë avokadon. Këta antioksidues të falshëm kanë aftësinë e pakësimit të kolesterolit dhe parandalojnë disa lloje të sëmundjeve të zemrës dhe sulmin në tru. Farat e avokados janë përplot me substanca shëruese që ofrojnë dobi për shëndetin, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Pos kësaj, janë alternativë e suksesshme për pakësimin e substancave inflamatore në trup, sidomos ndikojnë në zbutjen e ënjtjeve dhe dhimbjeve në sistemin tretës. Mund të përdoren për ta lehtësuar jashtëqitjen, por edhe për parandalimin e kapsllëkut.
Janë të dobishme edhe për uljen e nivelit të glukozës në gjak dhe ju ndihmojnë personave që luftojnë për të pasur një peshë të shëndetshme.
(Kosova Sot)