Muller: Ja ku është e ardhmja ime

  • 02 July 2015 - 14:35
Muller: Ja ku është e ardhmja ime

Nuk ka vend për alarm në radhët e tifozëve të Bayern Munchen-it. Thomas Muller rithekson dëshirën për të qëndruar në “Allianz Arena”, pavarësisht këmbënguljes dhe ofertës së çmendur nga ana e Manchester United. “Djajtë e Kuq” i premtuan një kontratë 5-vjeçare me 114 milionë Paund në total sulmuesit gjerman, por përgjigja ka qenë e qartë dhe e prerë, jo.

“Kur merr një ofertë nga një klub, automatikisht je i detyruar ta studiosh, aq më tepër kur bëhet fjalë për një klub të madh dhe ky fakt më nderon shumë. Unë ndihem shumë mirë te Bayerni dhe kontrata ime me klubin skadon në vitin 2019 prandaj nuk kam çfarë të shtoj më tepër”, është shprehur ai.

Një deklaratë që nuk lë shumë shtigje shprese për Manchester United pasi kampioni i botës i ka idetë e qarta. Por nëse Muller mund të konsiderohet një çështje e mbyllur, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Bastian Schweinsteiger, e ardhmja e të cilit në Bavari është ende në dyshim. Mesfushori gjerman nuk ka marrë asgjë vendim, duke studiuar me qetësi situatën pasi Manchester United ka shfaqur dëshirën për ta transferuar në “Old Trafford”.