Di Maria: Isha shumë afër transferimit te Barcelona gjatë verës

  • 10 November 2017 - 12:53
Di Maria: Isha shumë afër transferimit te Barcelona gjatë verës

Angel Di Maria ka pranuar se ai i erdhi afër transferimit në Barcelonë këtë verë, por befasisht lëvizja nuk u materializua edhe pse nuk kishte të bënte me të kaluarën e tij te Real Madridi.

Argjentinasi u largua nga Bernabeu në vitin 2014 dhe aktualisht po luan për Paris Saint-Germain, me raporte të shumta në verë duke sugjeruar se Blaugrana do të nënshkruajë me 29-vjeçarin.

Por, përkundër shumë ofertave dhe fjalëve një transferim nuk ndodhi, edhe pse sipas Di Marias një gjë e tillë ishte shumë afër të ndodhte.

“Isha afër transferimit në Barcelonë … mirë, afër dhe shumë larg në të njëjtën kohë”, ka thënë fillimisht Di Maria për ESPN.

“Është e vështirë të zhvendosesh në një klub të tillë dhe kjo nuk ka përfunduar, por jeta ndonjëherë ka surpriza, nuk e dini kurrë”.

“Shanset për të shkuar atje nuk u prekën nga fakti se unë tashmë e kisha veshur fanellën e bardhë të Real Madridit”.

“Mund të kisha qenë më parë në Camp Nou, dhe kjo nuk do të kishte qenë asgjë e rëndësishme”.

“Përveç në Neëell’s Old Boys, sepse jam përkrahës i Rosario Central, mund të luaj kudo tjetër. Dhe kudo që të shkoj, unë gjithmonë do të jap maksimumin tim”, përfundoi argjentinasi. 

(Kosova Sot)