Ronaldo përshëndetë me stil fansat (Video)

  • 29 July 2015 - 15:23
 Ronaldo përshëndetë me stil fansat (Video)

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka bërë një lëvizje të bukur në stërvitjet që Real Madrid është duke zhvilluar para ndeshjes së të enjtes ndaj Milanit, në kuadër të turit parasezonal.

Teksa po stërvisnin me top, Navas dërgon topin lartë ndërsa Ronaldo vendoset ashtu që topi të kthehet nga këmba e tij, por ai të jetë duke përshëndetur fansat, transmeton Klan K.

Në turin parasezonal, Real Madridi ka zhvilluar tre ndeshje, dy nga të cilat i ka fituar(ndaj Manchester Cityt dhe Interit), ndërsa është mposhtur nga Roma.