Rakitic për formën e dobët të Realit: Janë gjëra që ndodhin, por triumfet e njëpasnjëshme janë të mërzitshme - Sport - Kosova Sot
Rakitic për formën e dobët të Realit: Janë gjëra që ndodhin, por triumfet e njëpasnjëshme janë të mërzitshme

Rakitic për formën e dobët të Realit: Janë gjëra që ndodhin, por triumfet e njëpasnjëshme janë të mërzitshme

Ivan Rakitic ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetën spanjolle Marca.

Mesfushori kroat ka folur rreth karrierës futbollistike te Barcelona, por edhe te përfaqësuesja kroate.

Futbollisti është ndalur edhe te gjendja e fundit e rivalit të përbetuar të katalunasve, Real Madrid.

 

Ivan Rakitic deri më tani ka pasur 118  paraqitje për katalunasit dhe ka shënuar 20 gola (Getty Images)

Në një far forme, 29-vjeçari ka arsyetuar rezultatet e dobëta të madrilenëve, të cilët janë 16 pikë pas liderit Barcelonës.

“Janë gjëra që ndodhin ndonjëherë. Ju do të dëshironi që gjithmonë të fitoni, por kjo do të ishte e mërzitshme”.

“As ata, as ne nuk duhet të mendojmë për përparësinë me pikët. Kjo do të heqë forcën tonë dhe ne duhet të përqendrohemi në fushë”, tha futbollisti.

Ai më tutje tregoi se po i pëlqen roli i mesfushorit më tërheqës se sa i mëparshmi që luante si lojtar më sulmues në mesfushë.

(Kosova Sot)

4 orë e 50 minuta më parë
19/07/18