Elseid Hysaj në dyshim për Lazion - Sport - Kosova Sot
Elseid Hysaj nė dyshim pėr Lazion

Elseid Hysaj nė dyshim pėr Lazion

Hysaj është në dyshim për sfidën që Napoli e zhvillon me Lazion.

Sipas “Football Italia”, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, është në dyshim për ndeshjen që Napoli e zhvillon me Lazion të shtunën, ashtu si edhe qendër mbrojtësi, Raul Albiol, por sulmuesi Dries Mertens është rrugës së duhur për t’u rikuperuar – pavarësisht se nuk është stërvitur plotësisht me ekipin.

Sipas mediave italiane, Elseid Hysaj është me simptoma të gripit dhe nuk është stërvitur fare me skuadrën gjatë ditës së sotme dhe gjasat që të luajë të shtunën janë të vogla.

Nëse shqiptari nuk rikuperohet, në vend të tij pritet të startojë Christian Maggio, kurse vendin e Albiolit do ta zë Vlad Chiriches.

(Kosova Sot)

4 orë e 2 minuta më parë
22/02/18