Nora, e arta e Europës

  • 26 April 2018 - 19:09
Nora, e arta e Europës

Nora Gjakova është kurorëzuar me medaljen e artë në Kampionatin Europian të Xhudos që u mbajtë në Tel Aviv

Gjakova ka mposhtur në finale xhudisten gjermane me ippon, Theresa Stol.

Nora (-57 kg) në gjysmëfinale  kishte mundur  rusen Anastasia Konkina.

Nora me në fund është shpallur e artë pasi që vitin e kaluar kishte fituar të brozntën.

Nora Gjakova fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian Tel Aviv 2018. Xhudistja jonë mposhti me ippon, pas një hedhje maestrale, gjermanen, Theresa Stoll, në kategorinë -57 kg.

Është kjo medalja e parë e artë për Nora Gjakovën në një kampionat të tillë për seniorë.

Nora në rrethin e parë mundi Ichinkholoo (Azerbajxhan), në të dytën Acelya Toprak (Britani e Madhe), kurse në çerekfinale, Telma Moreiron (Portugali). Finalen e siguroi pas triumfit ndaj ruses, Anastasiia Konkina.

Distria Krasniqi fitoi të argjendtën në kategorinë -52 kg.

 

(Kosova Sot)