Trajneri serb deklarohet për humbjen nga Zvicra, hedh akuza të kota

  • 23 June 2018 - 16:10
Trajneri serb deklarohet për humbjen nga Zvicra, hedh akuza të kota

Mladen Kërstajiq, trajneri i ekipit kombëtar serb, foli përmes Instagram-it ku ai kritikoi ashpër vendimin e gjyqtarit Felix Bri për të mos akorduar penallti për ekipin serb në minutën e 66 kur Aleksandër Mitroviq u qëllua nga mbrojtësit zviceranë në zonën e 11-metërshit.

“Për fat të keq, vetëm serbët duket se janë dënuar për drejtësi selektive, më parë Haga e ndyrë, dhe sot VAR në futboll…”, shkroi Kërstajiq.

Trajneri i ekipit kombëtar pas lojës refuzoi të komentojë mbi gjykimin, e as festimet që i kanë dhënë konotacion politik, ndërsa javë më parë ka deklaruar se ai është i interesuar vetëm për sport, se asgjë jashtë futbollit nuk do të komentojë, raportoi “b92”.

Serbia humbi prej Zvicrës për t’ia vështirësuar punën në grup, pasi i nevojitet një fitore e patjetërsueshme ndaj Brazilit.

Ndeshja mes Serbisë dhe Brazilit në program është paraparë të luhet të mërkurën në orën 20:00 në Moskë.


(Kosova Sot)