Fabregasi flet për situatën e Hazardit

  • 20 July 2018 - 10:50
Fabregasi flet për situatën e Hazardit

Cesc Fabregasi e ka shprehur dëshirën e tij për ta parë Eden Hazardin duke qëndruar në Chelsea.

Hzaradi është i kërkuar nga Real Madridi dhe vetë lojtari e ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur me klubin spanjoll.

“Nuk do të gënjejë, unë flas me të shpesh. Ai është lojtari më i mirë në klub dhe ne kemi nevojë për një Chelsea që i mban lojtarët më të mirë”, ka thënë Cesc.

“Ai e dinë që fansat e duan atë. Dhe po ashtu ne dëshirojmë që ai të qëndroj me ne”. 

(Kosova Sot)