Ylli i Chelseat shumë pranë kalimin te Barcelona

  • 20 July 2018 - 17:20
Ylli i Chelseat shumë pranë kalimin te Barcelona

Barcelona është shumë pranë transferimit të yllit të Chelseat, anësorit brazilian Willian.

Kalimi i mundshëm i Willianit në Barcelonë do të vijë pjesërisht falë Philippe Coutinhos. numri 14 i Barcelonës i ka folur shumë bashkëkombësit të tij gjatë Kupës së Botës për ta bindur të kalojë në “Camp Nou”.

Ata e kanë kaluar një muaj së bashku në Rusi dhe sipas mediave braziliane Coutinho e ka bindur Willianin t’i bashkohet atij në Barcelonë.

Pas pesë sezoneve në Chelsea, Willian është i gatshëm të largohet dhe Barcelona dëshiron ta transferojë. Coutinho i ka hapur dyert e kalimit të tij në Spanjë në njëfarë mënyre, sepse ai tani ka pasaportë evropiane. Falë kësaj, Barça nuk do të ketë problem ta transferojë Willianin, i cili do ta zërë një vend të lojtarëve që s’kanë pasaportë evropiane.

 

 

(Kosova Sot)