Formacioni i Shqipërisë kundër Danimarkës

  • 02 September 2015 - 14:24
Formacioni i Shqipërisë kundër Danimarkës

Ky mund të jetë formacioni i Shqipërisë për ndeshjen e ardhshme kualifikuese të Euro 2016 kundër Danimarkës, të premten.

Xhimshiti, Ajeti, Cana, Agolli – Gashi, Abrashi/Kaçe, Kukeli, Xhaka, Lenjani – Cikalleshi. Ky mund të jetë formacioni i Shqipërisë për ndeshjen e ardhshme kualifikuese të Euro 2016 kundër Danimarkës, të premten.

“De Biasi erdhi të bisedonte direkt me mua në një ndeshje finale në Kupën e Zvicrës. Dhe unë nuk u mendova dy herë. Ndihem i lumtur që jam pjesë e kombëtares së Shqipërisë”, deklaroi Xhimshiti për “Panorama Sport”, që mund ta zë vendin e Etrit Berishës.

Shpresoj të jap kontributin tim. Futbolli ka qenë pasioni im që në fëmijëri dhe tani që jam këtu kam realizuar një ëndërr. Po mundohem të përshtatem shpejt me pjesën tjetër të skuadrës”, shtoi ai.