Ramsy largohet nga skuadra e Uellsit për arsye familjare

  • 15 October 2018 - 12:00
Ramsy largohet nga skuadra e Uellsit për arsye familjare

Aaron Ramsye është larguar nga skuadra e Kombëtares së Uellsit përpara ndeshjes me Irlandën për arsye familjare.

Mesfushori i Arsenalit luajti për 90 minuta në ndeshjen kundër Spanjës, në të cilën u mposhtën 4-1  në stadiumin “Millennium”, transmeton Gazeta Express.

Ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e nesërm ndaj Irlandës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Arsyeja e largimit është se gruaja e tij pritet të lindë binjakë.


(Kosova Sot)