Manolas: Nuk është i lehtë largimi nga Roma

  • 20 October 2018 - 13:40
Manolas: Nuk është i lehtë largimi nga Roma

Kostas Manolas ka zbuluar se ai ka qenë afër largimit nga Roma, mirëpo tani është i vështirë largimi nga klubi italian.

Ai po ashtu ka thënë se Roma ka mundur ta fitojë Ligën e Kampionëve në stinorin e kaluar.

“Kam rinovuar kontratën time dhe mendoj se e kam e merituar. Kam mundur të largohem dy ose tri herë stinorin e kaluar, por nuk e bëra”, ka thënë mbrojtësi grek.

“Nëse do të arrinte ndonjë ofertë nga Barcelona ose Real Madridi, përveç Francesco Tottit që i ka refuzuar, mendoj se të gjithë do ta analizon situatën”.

“Mirëpo u siguroj se nuk është i lehtë largimi nga Roma”.

“Totti ka qenë shkaktari kryesor që unë të qëndroj, kam biseduar shumë me të”.

Manolas u transferua në Romë nga Olympiacosi në vitin 2014, dhe deri më tani i ka 180 paraqitje e shtatë gola me fanellën e romakëve. 

 

(Kosova Sot)