Gazeta me bazë në Barcelonë: Dita kur Bayern Munich e mundi 9:1 Real Madridin
Gazeta e përditshme spanjolle me bazë në Barcelonë, Mundo Deportivo, ka vendosur ta kujtojë ditën kur Bayern Munich e kishte mposhtur 9:1 Real Madridin në një ndeshje miqësore para 40 vjetëve, vetëm dy ditë pasi gjiganti gjerman e turpëroi 8:2 klubin e Barcelonës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Para 40 vjetëve (më 5 gusht 1980), Bayern, i cili të premten e eliminoi Barcelonën nga Liga e Kampionëve duke e turpëruar 8:2, kishte lënë njollë të zezë edhe në Real Madridin, edhe pse jo në një ndeshje zyrtare”, shkruan Mundo Deportivo, një gazetë e afërt me klubin e Barcelonës.
Eliminimi turpërues nga Liga e Kampionëve pas një paraqitjeje tejet të dobët dhe të tmerrshme kundër Bayern Munich ishte fundi i një epoke në Barcelonë të premten.
Gjiganti katalonas u gozhdua nga shtypi botëror dhe ai spanjoll për paraqitjen turpëruese në Lisbonë.
(Kosova Sot Online)