Stankovic: Kishim fat kundër Tiranës

  • S.A /
  • 26 August 2020 - 12:50
Stankovic: Kishim fat kundër Tiranës

I kënaqur me kualifikimin por jo me paraqitjen e skuadrës së tij. Për Dejan Stankovic trajnerin e Crvena Zvezdës ndaj Tiranës rëndësi kishte vetëm kualifikimi, mision që skuadra e tij e realizoi me sukses.

Ish-mesfushori i Interit dhe Lazios zbuloi edhe ato çfarë i tha sulmuesit të talentuar të Tiranës në bisedën e shkurtër që patën pas ndeshjes, ndërsa nuk e mohoi që skuadra nga Beogradi kishte edhe fatin me vete në këtë sfidë.

“Nuk ka rëndësi sa gola janë bërë, një apo dhjetë, rëndësi ka fitorja. Objektivi u arrit, u kualifikuam. Do ta analizojmë ndeshjen. Kishim një ekip shumë të motivuar dhe të përgatitur. Fati është një faktor i rëndësishëm në jetë që duhet ta meritosh.. Ne e kemi merituar fatin dhe e fituam. A pata frikë? Frika është pjesë e sportit dhe e jetës. Isha i shqetësuar në disa momente, por nuk është se kisha frikë”.

“Takimi me Muçin? Unë si një ish-futbollist, e urova dhe i thashë që ka bërë një lojë shumë të mirë. Duhet të vazhdojë të luajë me këto ritme, po bën një punë të shkëlqyer”.

“Tani jemi në raundin e tretë, na presin ndeshje të vështira. Ne do të përgatitemi. Gushti ka qenë muaj i fortë për ne. Mbas ndeshjes së ardhshme do kemi një pauzë. Do e ve gishtin në kokë dhe do të mendoj. Jam i kënaqur me punën e futbollistëve. Këto fitore të vështira ndihmojnë ekipet që të rriten. Dua të përgëzoj lojtarët e hedhur nga pankina. Jemi ndjerë shumë mirë. Njerëzit ishin shumë mikpritës. Hera e parë që kam ardhur në Tiranë. Na kanë pritur shumë mirë. Kam përshtypje mjaft të mira. Dua t’i falënderoj të gjithë. Një përqafim nga zemra”, u shpreh trajneri i Crvena Zvezdës.

(Kosova Sot Online )