Asistimi magjik i De Bruyne tregon për vizionin dhe percepcionin e jashtëzakonshëm të belgut

  • S.A /
  • 09 September 2020 - 10:17
Asistimi magjik i De Bruyne tregon për vizionin dhe percepcionin e jashtëzakonshëm të belgut

Belgjika fitoi me rezultat 5-1 përballë Islandës në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, ndërsa asistimi i Kevin De Bruyne tregoi se çfarë lojtari i veçantë është ai.

Pas një sezoni të mrekullueshëm në Ligën Premier, 29-vjeçari u rikthye te përfaqësuesja e tij duke asistuar në dy nga pesë golat e shënuar.

Ndërsa vëmendje më të madhe ka marrë asistimi në golin debutues të Jeremy Doku me skuadrën e Belgjikës që edhe e vendosi rezultatin përfundimtar të takimit.

Ky pasim dëshmoi edhe një herë se De Bruyne i sheh hapësirat që nuk i shohin lojtarët tjerë.

Akoma pa e pranuar topin në mes të fushës, lojtari i Manchester Cityt veçmë e kishte skanuar vrapimin e bashkëlojtarit në krah dhe kur e mori topin nën kontroll e kishte të qartë se ku do ta dërgonte.

Ekzekutimi i pasimit të tij përfundoi prapa mbrojtësve dhe në këmbët e Dokut dhe 18-vjeçari e përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

(Kosova Sot Online )