Werder Bremen zbulon të ardhmen e Milot Rashicës

  • A.P /
  • 05 October 2020 - 19:55
Werder Bremen zbulon të ardhmen e Milot Rashicës

Milot Rashica nuk do të largohet nga Werder Bremen, të paktën jo në këtë afat kalimtar.

Lajmin e ka dhënë drejtori sportiv i klubit, Frank Baumann.

Ai ka treguar se kanë qenë në bisedime me disa klube për shqiptarin. Ato klube kanë kërkuar që të ulin çmimin e lojtarit, për diçka që Werderi nuk ka dashur as të dëgjojë.

Kështu, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës mbetet në Werder të paktën edhe një sezon, apo ndoshta deri në afatin kalimtar të janarit.

“Në ditët e fundit ka pasur interesim nga shumë klube nga vendi dhe jashtë vendit. Ka pasur bisedime deri sot, por ne nuk donim ta shisnim lojtarin nën vlerën që ka. Ishin negociata të komplikuara dhe në fund pa marrëveshje”, tha Bauman. 

(Kosova Sot Online)