Haaland do të arrijë nivelin e Messit dhe Ronaldos – sipas Scholes

  • G.G /
  • 13 October 2020 - 13:04
Haaland do të arrijë nivelin e Messit dhe Ronaldos – sipas Scholes

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, beson se sulmuesi i talentuar Erling Haaland do të arrija nivelin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

20-vjeçari i Dortmund i ka shënuar 17 gola në 14 ndeshje në Bundesligë, që prej se u transferua nga Red Bull Salzburg tek skuadra gjermane në janar të vitit të kaluar.

Haaland e shënoi het-trikun e tij të parë me kombëtaren norvegjeze këtë javë, ne ndeshjen kundër Rumanisë në kuadër të Ligës së Kombeve

“Unë mendoj që Haaland është i mrekullueshëm”, u deklarua Scholes

“Unë mendoj që ai do ta arrija nivelin e Ronaldos dhe Messit” shtoi legjenda e djajve të kuq

Haaland ka shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshjet e tij për kombëtaren dhe do të ketë mundësi ta përmirësojë edhe më shumë rekordin në takimin e kësaj jave me Irlandën e Veriut në grupin A të Ligës së Kombeve.

Norvegjia e ka humbur shansin që të jetë pjese e EURO 2020 pasi që u diskualifikua në ‘play-off’ nga Serbia javën e kaluar. 

(Kosova Sot Online)