Lexoni edhe:
Legjenda e Juventusit: Maradona nuk është hero, pagoi për gabimet e veta
Leo Messi nderoi ditën e diel legjendën e ndjerë Maradona duke shënuar një super gol e më pas u shfaq duke veshur fanellën me numër 10 që Diego mbante veshur tek Newell Old Boys.
Por a ishte fanella origjinale e Maradonës ajo me të cilën Messi festoi golin këtë të diel në Camp Nou?
Origjina e bluzës deri dje ishte e panjohur, por në Argjentinë tashmë e kanë zbuluar atë .
Webfaqja e revistës mitike “El Grafico” tregon historinë se si erdhi fanella tek Leo Messi.
Personi që ia dërgoi atë ishte Argjentinasi Sergio Fernández , një gjykatës me profesion dhe koleksionist.
“Çfarë t’i japësh dikujt që ka gjithçka?”
Ky tifoz mendoi të mendonte t’i bënte një ofertë Leo Messit.
Ai u përpoq disa herë dhe shkoi në të tretën, gjatë Kupës së Botës në Rusi dhe lindjes së djalit të tretë të futbollistit të Barçës, Ciro.
Legjenda e Juventusit: Maradona nuk është hero, pagoi për gabimet e vetaLexoni edhe:
Sergio kurrë nuk mori një përgjigje nga Messi ose faleminderit për dhuratën … deri pas pak më shumë se dy vitesh që ia dha atë, shkruan Fjala.al.
Dhe ai e bëri atë në mënyrën më të mirë të mundshme, në fushën e Camp Nou, me të, dhe duke i bërë homazhe Diego Armando Maradonës pas vdekjes së tij.
Kështu dhurata e Sergio të dielën bëri xhiro nëpër botë duke u shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe në mediat ndërkombëtare.
(Kosova Sot Online )