Zyrtare: Vidal nuk luan kundër Shakhtarit

  • S.A /
  • 08 December 2020 - 16:26
Zyrtare: Vidal nuk luan kundër Shakhtarit

Interi ka lajmëruar zyrtarisht se Arturo Vidal nuk do të jetë gati për ndeshjen kundër Shakhtar Donetsk, që do të zhvillohet të mërkurën

Zikaltrit kanë njoftuar se “fotografimet tregojnë që ai ka një tërheqje muskulore në ijën e djathtë, një lëndim që ai e ka pësuar në ndeshjen e së shtunës kundër Bolognas”.

Mesfushori kilian kështu nuk do të jetë gati për ndeshjen vendimtare në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk nesër mbrëma. Interi duhet të fitojë këtë ndeshje dhe të shpresojë që të sigurojë një vend në 1/8 e finales se Ligës së Kampionëve. Pos Vidal mungon edhe Barella.

(Kosova Sot Online )