E dhimbshme, ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare vëllai i Kristi Vangjelit

  • S.A /
  • 04 February 2021 - 14:48
E dhimbshme, ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare vëllai i Kristi Vangjelit

Pavli Vangjeli, vëllai i mbrojtësit të njohur Kristi Vangjeli, është ndarë nga jeta sot në moshën 36-vjeçare, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë që e kishte prekur prej disa muajsh.

Ai jetonte në Australi, ku vitet e fundit stërviste ekipe moshash në futboll, pasi edhe vetë ka qenë futbollist i rritur te Skënderbeu e më pas ka veshur fanellën e disa klubeve në kategori të ndryshme në Greqi.

Njerëz të ndryshëm të botës së futbollit, por edhe klubi i futbollit i Tiranës, i kanë shprehur ngushëllimet Kristi Vangjelit për këtë humbje të rëndë, ndërsa vlen të theksohet se mbrojtësi u largua nga Tirana në muajin dhjetor, pikërisht për t’i qëndruar pranë të vëllait në ditët e fundit të jetës.

(Kosova Sot Online )