Lexoni edhe:
Befason portieri austriak, mungon në ndeshje pasi e djeg dorën duke pjekur biftek
Jose Mourinhos po i soset koha për ta shpëtuar vendin e punës si trajneri i Tottenhamit, sepse klubi nga Londra veriore e ka gjetur tashmë zëvendësuesin e tij të parapëlqyer.
Tottenhami ka rënë nga kreu i tabelës në Premierligë në vendin e nëntë brenda muajsh, pasi i ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit në ligë – kundër Ëest Bromit – duke i humbur pesë të tjerat.
E fundit që e mposhti ishte West Hami në fundjavë dhe bëri që skuadra e Mourinhos të bjerë në pozitën e nëntë, nëntë pikë larg zonës së kualifikimit në Ligën e Kampionëve, derisa është eliminuar edhe nga FA Cup pas disfatës ndaj Evertonit.
Befason portieri austriak, mungon në ndeshje pasi e djeg dorën duke pjekur biftekLexoni edhe:
Sipas gazetës britanike The Telegraph, Mourinho do të përballet me një periudhë vendimtare 12 ditore, gjatë të cilës Tottenhami do të përballet me Wolfsburgun në Ligën e Evropës, pastaj me Burnley, Fulham dhe Crystal Palace në Premierligë.
Një humbje në njërën prej këtyre mund të nënkupton shkarkim për Mourinhon.
Kërkesa e klubit është nëntë pikë nga këto ndeshje, edhe pse trajneri portugez ende e ka përkrahjen e shefit Daniel Levy.
Por kjo mund të ndryshojë shpejt sepse Tottenhami e ka zgjedhur Julian Nagelsmannin e RB Leipzig si njeriun e duhur për ta zëvendësuar Mourinhon.
(Kosova Sot Online )