LeBron kthen Lakers te suksesi
U zhvilluan ndeshjet e radhës në NBA, ku spikat humbja e kryesuesve të Konferencës së Perëndimit, Utaj Jazz, përballë Miami Heat.
124-116 përfundoi përballja në “American Airlines Arena”, në favor të skuadrës nga Florida, e udhëhequr nga Jimmy Butler, autor i “double-doule”: 33 pikë, 10 “rebound” dhe 8 asisteve. 30 pikët e Donovan Mitchell nuk ishin të mjaftueshme për Jazz.
Pas katër humbjeve radhazi, Los Angeles Lakers kthehen te fitore kundër Portland Trail Blazers me rezultatin 102-93. Vendimtar i zakonshmi LeBron James, që e mbylli takimin me 28 pikë, 11 “rebound” dhe 7 asiste, dhe Dennis Schroder me 22 pikë. Për Portlandin më i miri ishte, si gjithmonë, Damian Lillard me 35 pikë.
Fitojnë Lakers e të njëjtën gjë bëjnë edhe Clippers, që kaluan lehtësisht Memphis Grizzlies, 119-99, me Kawhi Leonard autor i 30 pikëve, 9 “rebound” dhe 7 asisteve.
Kthehen tek suksesi Boston Celtics, që iu imponuan Indiana Pacers me rezultatin 118-112, duke i dhënë fund një serie prej tri nokautesh radhazi. Kemba Walker ishte protagonist i ndeshjes me 32 pikë, ndërsa 24 pikë dhe 9 asiste të Domantas Sabonis nuk mjaftuan për Pacers.
Një mbrëmje speciale për Sergio Scariolo, i cili udhëhoqi Toronto Raptors si trajner kryesor në fitoren ndaj Houston Rockets me 122-111. Mungesa e Nick Nurse dhe pesë asistentëve të tjerë për shkak të protokollit të COVID-19 i dha mundësi italianit të përjetonte një mbrëmje ta paharruar një trajner kryesor.
Rezultatet:
Boston Celtics – Indiana Pacers 118-112
Toronto Raptors – Houston Rockets 122-111
Chicago Bulls – Phoenix Suns 97-106
Detroit Pistons – Sacramento Kings 107-110
Memphis Grizzlies – Los Angeles Clippers 99-119
Miami Heat – Jazz Utah 124-116
Oklahoma City Thunder – Atlanta Hawks 118-109
Golden State Warriors – Charlotte Hornets 130-121
Los Angeles Lakers – Portland Trail Blazers 102-93
(Kosova Sot Online)