Xhaka: E merituam fitoren

  • 25 November 2015 - 23:10
Xhaka: E merituam fitoren

Xhaka ka deklaruar se ishin më të mirë se Sevilla dhe e merituan plotësisht fitoren ndaj skuadrës spanjolle.

“Kjo fitore nuk është befasi. E dijmë cilësinë e Sevillas, por sot ne ishim skuadër më e mirë dhe e merituam plotësisht fitoren”, tha mesfushori Kosovar.

Gladbachu fitoi 4:2 ndaj Sevillas për ta marrë vendin e tretë në grup që dërgon në Europa Ligë, ndërsa Xhaka asistoi te goli i parë.