"Ky është një super sulmues"

  • 27 November 2015 - 18:23

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho, ka lavdëruar sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.

Por, ai refuzoi të konfirmojë interesimin për transferimin e tij në Stamford Bridge.

“Kur e shihni duke luajtur, pa dyshim se e kuptoni se bëhet fjalë për një sulmues të mirë”, deklaroi Moruinho gjatë një konference për media.

“Afati kalimtar varet nga ato që janë synimet e klubit, dhe ato që janë nevojat e ekipit. Në janar nuk pres të realizojmë përforcime. Pres që të vazhdojmë me këtë grup të futbollistëve”, u shpreh ai.